Top Channel/ Kosovë, dyshime për manipulime/ Gjenden fletë të pavulosura
20/02/2025 23:03

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike është në përfundim. Megjithatë, gjatë këtij procesi janë në katër komuna janë evidentuar edhe manipulime me metodën që njihet si "treni bullgar". Në dy vendvotime në komunën e Shtimes, komisionerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në kutitë e votimit gjetën tri fletëvotime të pavulosura që shkonin për Lëvizjen Vetëvendosje. Përpos në Shtime, edhe në Gjakovë u raportua nga ish-deputeti, Hajdar Beqa për manipulime me metodën e njëjtë. Për rastin në Shtime, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur hetim dhe thotë se ka autorizuar policinë e Kosovës të bëjë grumbullimin e informacioneve. Edhe në Gjakovë, prokuroria ka konfirmuar se ka nisur mbledhjen e informacioneve lidhur me dyshimet se në një vendvotim në Gjakovë ka pasur manipulim të procesit zgjedhor. Metoda e "trenit bullgar", dyshohet se është përdorur edhe në Vushtrri e Pejë. Megjithatë prokuroritë përkatëse për dy rajonet nuk kanë konfirmuar nisjen e hetimeve. Në rast se prokuroria konfirmon se ka pasur manipulime, njohësit thonë se kjo do të mund të dëmtojë procesin zgjedhor. Për një kohë shumë të gjatë Kosova është mbajt si një vend që ka zgjedhje të lira dhe demokratike me integritet të lartë, prandaj prokuroria duhet të zhvillojnë këto hetime dhe të sigurohet që nëse ka pretendime të konfirmuara të tilla edhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar Mes tjerash, kërkohet edhe rinumërim në ato vendvotime në mënyrë që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor. Duke u bazuar në numrin e fletëvotimeve mundet dhe do të duhej që në rastin më ekstrem të shkohet në rivotim, por nëse janë raste të izoluara atëherë kjo nuk do të duhej të cenonte gjithë procesin zgjedhor, por në ato vendvotime të bëhet një rinumërim Kosova mbajti zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt, ku 40.59% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në votim.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04