Diaspora nisi votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të Kosovës. Qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë ta hedhin votën e tyre deri në 8 nëntor. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këtë të drejtë e kanë rreth 30 mijë shtetas të Kosovës, të cilët ishin regjistruar me sukses për votim jashtë vendit për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.