Edhe të premten ka vazhduar seria e dështimeve të Kuvendit të Kosovës. Për të 45-tën herë nuk është konstituuar parlamenti pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari procedoi me skenarin e njëjtë të propozimit të formimit të komisionit për votimin e fshehtë. Njëkohësisht, ai u kërkoi partivë të propozojnë anëtarët për këtë komision, kjo mundësi u shfrytëzua nga deputetët e opozitës për të paraqitur pakënaqësitë. Mëgjithatë, fjala e tyre ndërpritej nga kryesuesi i seancës.