Top Channel/Kosovë-bllokim i ri, shorti për nënkryetarin serb, juristët: Është jokushtetues!
29/08/2025 12:04

Pikërisht atëherë kur u duk se pas muajsh të tërë bllokimi, ngërci insitucional në Kosovë u zgjodh me caktimin e Dimal Bashës si kryetar i r ii parlamentit, një pengesë e re u shfaq, duke hedhur hijen e një paralizimi të ri të situatës: në vazhdën e zgjedhjes edhe të tre nënkryetarëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, Kuvendit i mbeti edhe detyra për t’i zgjedhur dy nënkryetarë nga komunitetet joshumicë: një nga pakicat joserbe, dhe një nga minoriteti serb. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarë votohej në paketë, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë, sipas REL-së se një gjë e tillë është jokushtetuese, por për ta konfirmuar një gjë të tillë sipas tyre, dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit. Procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simicin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tre raundeve të votimit. Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb. Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashic nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashic nuk i mori votat e nevojshme, ndërkohë që juristët vënë në dyshim edhe kushtetutshmërinë e një zgjedhjeje të mundshme të tij. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë kandidatura e Rashiqit është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, praktikën gjyqësore, praktikën parlamentare dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, pasi ai nuk ka shumicën ose gjashtë nënshkrime nga deputetët e komunitetit serb. “Në aspektin juridik, sipas ekspertit, tërë këto votime janë të pavlefshme dhe nuk kanë asnjë vlerë kushtetuese apo juridike”.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00