Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e përshëndeti formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokade politike. Ajo përgëzoi Albin Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit, duke theksuar se ky është një moment i ri për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës.