Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, hodhi akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes. Pas këtyre komenteve të tij, të cilat u mbështetën dhe nga ish kryeparlamentari Glauk Konjufca, Kushtetuesja shprehu publikisht shqetësimin e saj ndaj atyre që i cilësoi “deklarata të pamatura të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë”, kundër vendimeve të kësaj gjykate.