Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund u bë zëri më i fundit ndërkombëtar që rreshtohet në krah të Gjykatës Kushtetuese, dhe i kërkon partive të respektojnë gjykimin e saj në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Për Westerlund, Kushtetuesja ishte shumë e qartë se legjislatura e nëntë nuk mund të konsiderohet e konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Ambasadori bëri thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja pasi, siç thotë ai, Kosovës i duhet një qeveri legjitime për të shtyrë përpara proceset euroatlantike.