Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë edhe 30 ditë të tjera kohë, deputetëve të konstituojnë Kuvendin, duke e urdhëruar njëkohësisht kryesuesin e seancës, Avni Deharin të kthehet në votim të hapur për kryeparlamentar. Kjo për shkak që Gjykata shpalli të pavlefshme seancat nga 27 qershori e deri më 26 korrik, pasi u konstatua se kishte shkelje për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje në votimin e fshehtë.