Një shqiptaro-kroat ka rënë në prangat e policisë së Kosovës në një operacion të mirëorganizuar kundër trafikut të drogës. 65- vjecari u vu në pranga nga njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës, sipas së cilës në total janë sekuestruar 20 pako me drogë të llojit heroinë. Drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli tha për se plot 10 kilogramë heroinë u gjetën në një automjet me targa kroate që po tentonte të kalonte në Merdarë.