Top Channel/ Kosovë, 39 të arrestuar në radhët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve
08/01/2026 22:14

Byroja Kosovare e Sigurimeve këtë të enjte ka qenë cak i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës. Në një aksion të gjerë, të zhvilluar në Prizren, Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjakovë ka arrestuar 39 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazrekun dhe ish-drejtorin financiar, Valon Berisha. Sipas prokurorisë së Prizrenit, të njëjtët kanë keqpërdorur autorizimet dhe kanë kryer transaksione të jashtëligjshme për përfitime vetanake. Kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara të cilat ne, deri në këtë fazë, kemi vlerësuar që ato dokumente i kanë përdorur si të mirëqena dhe përmes kësaj i kanë shkaktuar dëm Byrosë Kosovare të Sigurimeve në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro Kryeprokurori i Themelores në Prizren ka treguar se të dyshuarit kanë kryer kompensime të shumëfishta për aksidentet e trafikut, për të cilat të aksidentuarit ishin kompensuar vite më parë. Ne kemi arritur të sigurojmë 166 transaksione të dyshimta, në mesin e tyre, 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar në vitin 2022 dhe 2023 Sipas hetimeve të prokurorisë, nga të dyshuarit janë aplikuar edhe 141 transaksione pa asnjë dokument ku shuma më e vogël ishte mbi 6 mijë euro e më e larta deri në 68 mijë euro. Nga aksioni i bastisjes, janë sekuestruar të holla kesh në vlerë prej 23 mijë e 700 euro, ari, aksesorë, orë dore, armë, pajisje elektronike dhe janë bllokuar mjete financiare mbi një milion euro.

Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07