Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03/2026 19:43

Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë kohë shtesë prej 34 ditësh deputetëve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sipas vendimit, parlamenti është konstituuar më 11 shkurt të vitit 2026, duke e pamundësuar kështu konsumimin e afatit 60 ditor të zhvillimit të procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. “Rrjedhimisht dhe në kontekst të domosdoshmërisë së vazhdimit të funksionimit të institucioneve shtetërore, të Presidentit dhe Kuvendit, Gjykata vlerëson se Kuvendi i ka në dispozicion edhe tridhjetë e katër (34) ditë për të vazhduar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri”, thuhet në vendimin i cili hyn në fuqi nga 25 marsi. Kushtetuesja konstaton se në rast se brenda kësaj periudhe dështon zgjedhja e presidentit të ri, vendi shkon me automatizëm në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Kjo nënkupton se zgjedhjet e reja mund të mbahen më 27 prill. “Gjykata konkludon se në rast se brenda kësaj periudhe prej tridhjetë e katër (34) ditëve, Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin e ri, Kuvendi shpërndahet ex constitutione dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”, sqaron aktvendimi. Institucioni më i lartë juridik i vendit konstaton se procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Përmes këtij aktgjykimi të Kushtetueses konstatohet se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk prodhon efekt juridik. Derisa përcaktohet se në rast se dështon zgjedhja e presidentit brenda afateve të përcaktuara “mbi Presidentin apo ushtruesin e detyrës së Presidentit bie vetëm detyrimi që të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvend”.

Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07