Gjykata Kushtuese e Kosovës ka publikuar të hënën aktgjykimin e plotë lidhur me bllokadën në Kuvend. Në vendimin e publikuar më 8 gusht Gjykata vendosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve. Në njoftim Kushtetuesja ka përcaktuar se një kandidat mund të votohet vetëm 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.