Top Channel/ Kosovë, 23 të arrestuar për zjarre, policia aksion për të kapur autorët
13/08/2025 19:24

23 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme gjatë periudhës së verës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtët janë përgjegjës për zjarrvënie në 193 raste të ndryshme. Jeton Rexhepi – Policia e Kosovës: “Policia, në kuadër të bashkëpunimeve, iu ka përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara. Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrvënie.” Ndërkohë, Agjencia për Menaxhim të Emergjencave se në javën e fundit janë raportuar 633 zjarre në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa aktualisht nëntë vatra janë aktive. Genc Metaj – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave: “Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar mbi 633 zjarre… Falë ndërhyrjes profesionale të zjarrfikjes, por edhe asistencës nga Policia e Kosovës dhe qytetarët, zjarret kanë arritur të lokalizohen. Ka pasur intervenim edhe të KFOR-it në Kçiq të Vogël dhe në Kamenicë. Momentalisht i kemi nëntë vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht.” Tutje, nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave kanë thënë të mërkurën se gjendja është e stabilizuar, por e brishtë për shkak të temperaturave të larta. “Gjendja aktuale në vend është stabilizuar, por e brishtë për shkak të temperaturave, thatësirave dhe zjarrvënieve të qëllimshme. Ndalohen të gjitha format e ndezjes së zjarreve në hapësira të hapura të vendit. Çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë te qytetarët për kujdes maksimal dhe të angazhohen e të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve.” Po ashtu, iu është bërë thirrje qytetarëve të shmangin veprime që mund të shkaktojnë zjarre.

Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50