Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 21-të që të nisin punën e legjislaturës së nëntë. Edhe në vazhdimin e seancës konstituive të së dielës nuk pati kuorum vendimmarrje për formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë që kërkohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë arsye seanca u ndërpre e do të vazhdojë më 27 maj. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë bëri thirrje për reflektim nga partia e parë në mënyrë që të zhbllokohet situata.