Kosova e nisi vitin 2025 me zgjedhje parlamentare dhe e mbylli atë me zgjedhje të parakohshme. Përgjatë kësaj kohe “bllokada” ishte nocioni që i përkufizon 12 muajt e fundit në vend, nisur që ka tentimet për konstituim të kuvendit e deri te dështimi i dyfishtë i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë. Në fillim të 2026-tës, kur ka një reflektim prapa, potencohet se Kosova vuan pasojat e veprimeve politike.