28 parti politike me 1280 kandidatë të certifikuar garojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt. Nga këta kandidatë, 23 prej tyre kanë probleme me ligjin në pesë vjetët e fundit. 16 prej tyre kanë aktakuza aktive për veprat penale të natyrës korruptive, keqpërdorim të pozitës, përdorim të armës apo mbajtja në pronësi të armës, pengim i personit zyrtar në kryerjen e punës apo sulm ndaj personit zyrtar.