Një pushues në plazhin e Shëngjinit rrezikoi mbytjen këtë të shtunë. Ngjarja ndodhi në zonën e Ranës së Hedhun, ku një shtetas nga Kosova u fut në ujë për t’u larë por nuk mundi të dal dot më pas në breg. Ishin pushuesit e tjerë që u futën në det dhe e shpëtuan. Kosovari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes shkoi dhe një grup hetimor. Edhe më herët në plazhin e Shëngjinit disa turistë kanë rrezikuar mbytjen. Ata janë shpëtuar nga turistë të tjerë pasi në disa prej plazheve të kësaj zone mungojnë vrojtuesit.