Artisti nga Kosova, Alkent Pozhegu e kapërceu veten në sfidën më të fundit: vetëm me fara, ai arriti të realizojë portretin e kancelares në largim të Gjermanisë, përmes një mozaiku të mrekullueshëm. Dëshira e artistit ishte t`i përcillte Merkelit falenderimet e tij për faktin se ka qenë një shembull “për të gjitha gratë e botës”, si dhe të shprehte mirënjohjen për mbështetjen që ajo i ka dhënë vendit të tij që prej shpalljes së pavarësisë në 2008-tën.