Top Channel/ Kosova,një hap pranë KiE! Miratohet raporti për t’u bërë anëtare e komisioinit Europian
27/03/2024 19:18

Kosova ka kaluar hapin e parë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.Këtë të mërkurë, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovë, Dora Bakojanis e ku rekomandohet se janë përmbushur kushtet që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Komiteti për Politikë ka mirëpritur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, por shton se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën në mënyrë që ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës dhe që shpronësimet duhet të kryhen “në respektimin më të rreptë të ligjit” dhe në përputhje të plotë me Planin e Ahtisaarit. Në këtë mbledhje Komiteti ka diskutuar edhe për situatën e sigurisë që konsideron se rreziku i përhapjes së dhunës është real dhe se Kosova duhet të punojë në “mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb, de -përshkallëzimin e tensioneve dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Komisioni ka rekomanduar që të hapet një procedurë monitorimi për Kosovën në mënyrë që të sigurohet zbatimi i zotimeve dhe obligimeve pas anëtarësimit. Zëvendësministri për punë të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se mes tjerash se opinioni i miratuar kërkon largimin e fusnotës nga denominimi i Kosovës dhe se rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet e jo si vend. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka cilësuar të suksesshëm këtë hap. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në instrumentet e KiE-s nëpërmjet anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka thënë ajo. Pas këtij hapi, në mesin e muajit prill çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme më 18 prill, ku pritet edhe votimi për opinionin përfundimtar para se vendimin përfundimtar për anëtarësimin do e marrë Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës. Me anëtarësim Kosovës i mundësohet aksesi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të bëjë përparim në forcimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48