Institucionet e Kosovës kanë filluar me përgatitjet e fundit për zgjedhjet e së dielës në Veri. Këtë të mërkurë, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar kontejnerët që do të shërbejnë më 23 prill si qendra të votimit. Kjo sipas monitoruesve të zgjedhjeve është pazotësi e institucioneve për t’i siguruar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve hapjen e qendrave të zakonshme të votimit.