Top Channel/ Kosova, Vuçiç i ankohet Putinit. Presidenti serb i dërgon letër urimi për fitoren
19/03/2024 18:11

Urimeve për fitoren e zgjedhjeve në Rusi nga ana e Vladimir Putinit, iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, I cili iu ankua edhe për situatën në Kosovë dhe Metohi. Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç ndau një foto me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, të cilit tha se I dorëzoi letrën e urimit për Putin, si dhe e falenderoi për mbështetjen e dhënë për Serbinë. “Përveç që ia kam uruar fitoren, ia kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falënderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, shkroi Vuçiç. Urimi erdhi dy ditë pas fitimit të zgjedhjeve nga ana e Vladimir Putin I cili siguroi me lehtësi 87% të votave. Rezultat ky I arritur edhe falë kontrollit të ushtruar nga ana e Kremlinit, pasi liderët opozitar nuk u lejuan t’I bashkoheshin garës, kjo pasi disa prej tyre kanë vdekur ndërsa të tjerë janë në emigrim ose në burg. Edhe pse perëndimi e ka kundërshtuar rezultatin madje ka paralajmëruar masa shtesë ndaj Moskës, Serbia është I vetmi vend europian që nuk ka aplikuar ende sanksione ndaj Rusisë për çështjen e luftës në Ukrainë.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00