Kosova zhvilloi të dielën zgjedhjet lokale në 38 komunat e vendit, përmes një procesi të qetë dhe pa incidente. Qytetarët votuan, nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 19.00 të mbrëmjes, për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave, në një proces të rregullt që u ndoq nga afër dhe nga faktori ndërkombëtar. Të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë votues brenda vendin dhe rreth 44 mijë emigrantë, që ishin regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.