Serbët e Kosovës do të udhëtojnë për në Serbi për të votuar në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Kjo pasi Qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën e shtetit serb që e kishte bërë përmes misionit të OSBE-së në Kosovë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të Serbisë. Sipas njohësve të çështjeve politike, ky vendim i ekzekutivit të Kosovës është i duhuri.