Gazeta “Financial Times” ka sqaruar një lapsus të vendosur prej tyre në gojën e kryeministrit Edi Rama. Në artikullin e publikuar më 3 tetor ku gazetari Marton Dunai intervistonte kryeministrin Rama, ky i fundit citohej të kishte thënë se “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”.