Në mesin e trazirave të kësaj periudhe në veriun e saj, Prishtina i ofron Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë. Propozimi, që vjen në emër të qeverisë, u bë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili zhvilloi në Pentagon një takim me zv/sekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.