Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07/2025 19:54

Partia Demokratike e Kosovës të enjten i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një lëndë sa i përket bllokadës së Kuvendit të Kosovës. Memli Krasniqi thotë se partia që ai e udhëheqë konsideron se insistimi i kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit për votimin e fshehtë është jokushtetues. Lëndë për në Gjykatën Kushtetuese janë duke përgatitur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kreut të kësaj partie, Lumir Adbixhikut po ashtu për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje në votim të fshehtë. Por është Lëvizja Vetëvendosje që konsideron se partitë e tjera, duke mos marrë pjesë në votim po e shkelin Kushtetutën e kësisoj po përgatisin lëndë për institucionin më të lartë juridik. Njohësit konsiderojnë se sa i përket votimit të fshehtë, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin, që sipas tyre nuk lejohet. Por, shtojnë se duhen sqarime shtesë mbi disa çështje për çka Gjykatës Kushtetuese mund t'i drejtohet edhe Presidentja Vjosa Osmani. Një javë më parë Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin që i obligon deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës më së largu deri më 26 korrik.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00