Nga 1 tetori, paga minimale në Kosovë rritet sërish. Qeveria në Prishtinë vendosi që ajo të mbërrijë nivelin e 350 eurove në muaj. Paga bruto minimale bruto prej 264 eurosh, e rritur para dy viteve por që fuqi hyri pak ditë më parë, është konsideruar e pamjaftueshme e jo në përputhje me situatën aktuale të tregut. Kryeministri Albin Kurti tha se nga kjo lëvizje do të preken mbi 150 mijë të punësuar, kryesisht në sektorin privat.