Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark e sheh si tejet shqetësues incidentin e fundit në veri të Kosovës. Për njeriun që drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, ky përbën një problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan.