Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se raportet shtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë janë shumë më të këqija sesa ato Rusi-Ukrainë, e kjo sipas tij, tregon se nuk duhet përjashtuar krejtësisht mundësia e një agresioni serb. Kur bëhet fjalë për Serbinë, u shpreh ai, duhet të përgatitemi për skenarin më të keq.