Dita e Lirisë së Shtypit i gjen mediat në Kosovë në betejë me presionet politike e rritje të sulmeve ndaj gazetarëve. Sipas raportit të Reporterëve pa kufij, vendi ka shënuar regres prej 19 vendesh në lirinë e mediave. Sulmet ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial, raporti konstaton se u rritën në kohën e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.