Kryeministri Edi Rama insiston se ka mbajtur qëndrimin e duhur për çështjen e marrëdhënies Kosovë-Serbi pas ngjarjes së rëndë në Banjskë. Ndërsa kundërshtoi deputetin demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili e thirri në interpelancë, kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ishte parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve të BE-së.