Teksa pak muaj i ndajnë shtetasit e Kosovës nga heqja e regjimit të vizave, Komisioni Europian, propozoi që vizat të hiqen edhe për personat e pajisur me pasaporta të Republikës së Serbisë por që banojnë në territorin e Kosovës. Serbët nga Kosova kanë të drejtën e pasaportës së Serbisë, e cila ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009.