Shpërndarja e legjislaturës aktuale të Kuvendit të Kosovës po shihet si një mënyrë për të shkuar vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pas takimit të së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njëzëri thanë që kjo është mënyra më e lehtë.