Kosova dhe Serbia janë përplasur ashpër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u shqyrtua raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakovic, e akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime kundër serbëve, përfshirë edhe për trafikim organesh.