Në Kosovë është përkujtuar 25 vjetori i epopesë së UCK-së në Prekaz, në shtëpinë dhe memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari. Kjo ditë e shënuar përkujton rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe për tre ditë radhazi, ku mbetën të vrarë rreth 50 anëtarë të familjes. Krerët e shtetit në vizitën e tyre u shprehën se liria e Kosovës i detyrohet familjes Jashari.