Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ kthehet sonte në një arenë ‘dyluftimi’ ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, një përballje e vlefshme për kualifikueset Euro 2024 në futboll. Takimi i parashikuar të luhej më 15 tetor, u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen qindra të tjerë.