Masa të forta sigurie për ndeshjen Kosovë – Izrael që nis në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”. Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami raporton se “atmosfera është pak a shumë e zakonshme, me tifozët brenda stadiumit. Por ato që mbeten të jashtëzakonshme janë masat e sigurisë që ka ndërmarrë Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet izraelite për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje.”