Qeveria e Kosovës ka lansuar platformën e informimit për qytetarët për udhëtimet pas liberalizimit të vizave. Synohet që kushtet e udhëtimit të qytetarëve të bëhen të qarta edhe përmes shpërndarjes së broshurave ku bëhet e ditur periudha dhe kohëzgjatja e qëndrimit në shtetet e zonës Shengen, dokumentacioni i nevojshëm dhe penalizimet që vijnë në rast të shkeljeve.