Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon sot udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së më 1 janar 2024. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza.