Vjosa Osmani pas pesë vjetësh, të shtunën la zyrën e presidentit të Kosovës. Detyrën e të parës së shtetit, me ceremoni ia dorëzoi kryekuvendares, Albulena Haxhiut. Në zyrën e presidentit, Osmani e priti Haxhiun me dosjet e punës e duke i uruar punë të mbarë, por ia kujtoi asaj se rrugëtim nuk do të jetë i lehtë.