Kur kanë mbetur më pak se 72 orë, sipas afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë kandidaturë nuk është zyrtarizuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, paraditen e së martës, por tha se nuk është arritur zgjidhja. Pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku mblodhi grupin parlamentar e për dy orë, diskutuan për qëndrimet e LDK-së rreth çështjes së presidentit. Zëdhënësi i partisë, Besjan Mustafa tha se zgjedhjet janë të evitueshme e se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në dy drejtime.