Qytetarët në Kosovë nga dita e mërkurë po përballen me kufizime të energjisë elektrike. Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjise, KEDS, njoftoi se reduktimet pritet të zgjasin rreth dy orë në ditë, në kohë të ndryshme, dhe se do t’i prekin të gjithë konsumatorët, përveç atyre emergjentë. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut - KOSTT, dhe shkaku ka qenë mbingarkesa në sistemin elektro-energjetik.