Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Sipas shefit të ekzekutivit, Albin Kurti, nuk u arrit një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. “Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, presidenti serb Aleksander Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të udhëtojnë për në Serbi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës më tre prill”, tha Kurti.