Top Channel/ Kosova nuk ftohet në SHBA në samitin e Demokracisë, ekspertët: Këmbanë alarmi!
05/11/2021 16:01

Ka shkaktuar shqetësim mes njohësve të politikës në Kosovë lajmi se vendi nuk është ftuar në samitin për Demokraci, që mbahet për herë të parë në SHtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 9 dhe 10 dhjetor. Tashmë qarkullon lista e vendeve pjesëmarrëse, dhe Kosova nuk është pjesë e saj. Media amerikane Politico ishte ajo që siguroi listën e cila ende nuk është bërë zyrtare. Pjesëmarrës në samit do të jenë liderë të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, ndërsa do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia. Mungesa e Kosovës konsiderohet arsye për reflektim nga analisti Ilir Ibrahimi. “Presidentja, brenda pak javësh ishte dy herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeministri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën. Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe t’i kthehet ndërtimit tashmë të cënuar të marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor”, ka shkruar ai në Facebook. Edhe për një tjetër analist, Agon Maliqi, mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe duhet të lexohet si “këmbanë alarmi”.

Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08