Kosova vendosi që të lejojë qarkullimin e lirshëm të automjeteve me targa të Serbisë pa i mbuluar me letërngjitëse. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se kjo gjë erdhi si rrjedhojë e zbatimit të reciprocitetit.