Top Channel/ Kosova në tryezë me Serbinë në Bruksel pas 3 muajsh, Bislimi: Asnjë rezultat konkret
24/10/2024 19:43

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk kanë arritur përsëri pajtueshmëri gjatë një takimi të enjten në Bruksel, për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një takim trepalësh të dialogut nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, ata thanë se u pajtuan vetëm për disa çështje “më pak të rëndësishme”. Duke folur pas takimit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023. “Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, tha Bislimi. Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit se Beogradi “nuk po ikë” nga detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë, por se Prishtina duhet të jetë e para që do të fillojë, duke nisur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Thelbi i asaj Marrëveshjeje nga Ohri është, para së gjithash, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Petar Petkoviq, duke shtuar se ajo është “shtylla” e procesit të dialogut. Kosova ngul këmbë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është detyruese për palët pavarësisht nënshkrimit, dhe e ka akuzuar Serbinë edhe në të kaluarën se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të saj. Takimi trepalësh i pasoi takimet dypalëshe që i dërguari i bllokut Mirosllav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht. Bislimi shtoi se pala serbe ka thënë se kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ia ka dërguar një letër Komisionit Evropian, në të cilën thekson se shteti i tij është i përkushtuar t’i zbatojë detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë. Por, ai theksoi Serbia duhet së pari ta tërheqë letrën e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, me të cilën kishte dalë kundër marrëveshjes, për t’u cilësuar si e sinqertë përpjekja e Vuçeviqit. Në lidhje me themelimin e Asociacionit, e cila është ndër detyrat kryesore të Kosovës në këtë marrëveshje, Bislimi tha se vendi i tij nuk do t’iu ikë detyrimeve nëse nënshkruhet Marrëveshja. “Nuk mund të insistohet kur, për këtë punë, së pari duhet të zgjidhet udhëheqja e re e komunave. Mendoj se duhet të plotësohen disa kushte tjera. Por, e kemi bërë të qartë se në atë moment kur ka dakordim për zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazë, Kosova nuk i ik asnjë prej obligimeve të saja”, tha ai. Ky ishte takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t’u takuar së bashku. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve. Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin. Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023. “Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano. Deri më tani, zakonisht ishin zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe. Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”. Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës. Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë. Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut.

Top Channel/ Përplasja finale në Hagë, avokatët dhe prokurorët përballë pyetjeve të gjyqtarëve
16/02 19:25
Top News- Pavarësia pa çlirimtarët/ Kosova festë dhe protestë për udhëheqësit e UÇK
16/02 16:49
Top News-‘FSK, kërcënim për serbët në Kosovë’/ Maqedonci u përgjigjet akuzave të gjeneralit të…
16/02 15:28
Top Channel/ Trondit Rama: Osmani u kërcënua! Prokurorët donin t’i dhunonin zyrën
16/02 15:11
Top News – ‘Vjosa Osmani u kërcënua’. Rama: Prokurorët idiotë të Hagës, politikë
16/02 14:58
Top Channel/ “Presidentja e Kosovës është kërcënuar”, Rama: Nuk ka lejuar që prokurorët të…
16/02 14:26
Top Channel/ “Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë”, Rama në Kosovë: S’ka asnjë lidhje…
16/02 14:16
Top News- Kurti kërkon statusin e vendit kandidat, takohet me ambasadorin e BE në Prishtinë
16/02 14:12
Top Channel/ “Një histori me gjak nuk mund të fshihet”, Osmani: As nuk mund të shtrembërohet
16/02 13:24
Top Channel/ Vjosa Osmani: Për ta mbrojtur të vërtëtën duhet edhe ta shkruajmë
16/02 13:21
Top Channel/ Rama, vizitë në Kosovë, takime me Presidenten Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti
16/02 12:40
Top News- Kurti diskriminon opozitarët/ Mbështetja financiare shkon më shumë te komunat e VV
16/02 12:13
Top News- Kurti diskriminon opozitarët/ Mbështetja financiare shkon më shumë te komunat e VV
16/02 12:12
Top Channel/ Trump uron Kosovën për 18 vjetor: Nuk “harron” mbështetjen për Bordin e Paqes!
16/02 11:04
Top News – Qytetarë e familjarë në Hagë. Deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Jakup Krasniqit
16/02 10:38
Top News- Trump uron Osmanin për Pavarësinë/ SHBA: Mbështesim sovranitetin territorial të Kosovës
16/02 10:25
Top News – Kosovë, veteranët po diskriminohen / Nuk përfitojnë nga shteti pensionin e posaçëm
15/02 13:40
Top News – Arrestohen katër serbë në Kosovë / Kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin, dy raste
15/02 13:11
Top News – Alarm për përmbytje në Kosovë / Fryhen lumenjtë, reshje të dendura gjatë natës
15/02 13:07
Top Channel/ Prishtinë, 99 nxënës në polici/ Bilanci 2025, shumica për fyerje, kërcënime dhe armë
15/02 12:10
DIGITALB DIGITALB