Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është i paqartë. Franca dhe Gjermania po i kërkojnë Kosovës hartimin e draftit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, para votimit në Këshillin e Ministrave. Sipas anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Këshill, raporti i Dora Bakojanis nuk e kushtëzon vendin me Asociacion, por ia lë në dorë Komitetit të Ministrave.