Anija me ndihma humanitare që Kosova ka ndarë për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës palestineze. Përmes një njoftimi në Facebook, Albin Kurti sqaroi se dërgesa në vlerën e 500 mijë eurove përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë sic shkruan ai, për banorët në nevojë.