Për rrugëtimin e jashtëzakonshëm në fazën e kualifikuese për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës është nderuar me Medaljen presidenciale të Meritave. Presidentja Vjosa Osmani, duke vlerësuar kontributin e "Dardanëve", tha se nderon ata për emocionet e krenarinë që iu dhanë shqiptarëve, pavarësisht rezultatit të së martës.