Me 90 vota për dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta përmban tetë pika dhe kërkon nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar një proces të drejtë dhe të paanshëm, kërkon respektim dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të të akuzuarve.